Sadiku: Kurti kërkon zgjedhje pa zgjidhje, ku janë 66 votat?
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti duke thënë se opozita e ka dhënë propozimin, ndërsa shumica parlamentare nuk po i siguron votat që pretendon t’i ketë.
Sipas Sadikut, gjatë dy orëve debat nuk është dhënë asnjë përgjigje konkrete, ndërsa e ka akuzuar Kurtin se po kërkon vazhdimisht probleme dhe zgjedhje të reja pa ofruar zgjidhje për vendin.
Ai shtoi se një kryeministër në detyrë, edhe me 51 për qind të mbështetjes, nuk po arrin të kryejë punën dhe të sigurojë funksionimin normal institucional. /Kosova.info/
