Sadiku: Deficiti tregtar i Kosovës u rrit me 217 milionë euro brenda një viti
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me ecurinë e tregtisë së jashtme të Kosovës duke thënë se deficiti tregtar ka vazhduar të rritet gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Sipas Sadikut, në gjashtë muajt e fundit Kosova ka regjistruar 3.6 miliardë euro importe dhe vetëm 520 milionë euro eksporte. Ai theksoi se, në të njëjtën periudhë të vitit 2025, importet ishin 3.3 miliardë euro, ndërsa eksportet 437 milionë euro.
“Nga këto të dhëna rezulton se deficiti tregtar është rritur nga 2.863 miliardë euro në 3.080 miliardë euro, ose për 217 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej rreth 7.6 për qind brenda një viti”, ka deklaruar Sadiku.
Deputeti i LDK-së ka kritikuar qeverinë për këtë zhvillim duke e cilësuar atë si të paaftë në menaxhimin e ekonomisë. “Qeveri me amatera që e marrin një popull në qafë”, është shprehur ai. /Kosova.info/
