Rrahmani: Qumështi Vita është i Kosovës, jo i Serbisë
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për qumështoren Vita duke e cilësuar si “mashtrimin e radhës” pretendimin se produktet e saj janë nga Serbia.
Përmes një postimi, Rrahmani tha se qumështi Vita është produkt i Kosovës dhe u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin prodhimet vendore.
“Duaje tënden. Paska qenë mashtrimi i radhës. Qumështi Vita është i Kosovës, jo i Serbisë. Çdo produkt i Kosovës është më i shëndetshëm dhe më i dobishëm se secili produkt i importuar”, ka deklaruar ai.
Në fund të reagimit, deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe qeverinë duke shtuar se “ky është veç fillimi i këtij regjimi” dhe se, sipas tij, “s’keni parë gjë akoma”. /Kosova.info/
