Sa i kushtojnë zgjedhjet Kosovës?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit, Kosovën e kanë kushtuar rreth 7 milionë euro. Këto ishin të dytat me radhë të mbajtura gjatë vitit 2025.

Ky vit nuk është një vit zgjedhor, që do të thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka mjetet e planifikuara nëse do të mbaheshin zgjedhje të reja.

Në rast se nuk zgjidhet presidenti dhe vendi shkon në zgjedhje, KQZ do të duhet t’i drejtohet Qeverisë për këto mjete.


Go to TOP