Miftaraj: Haxhiut nuk po i kryen punë Kushtetuta, të ndalet maskarada dhe të caktohen zgjedhjet më 31 maj ose 7 qershor
Ehat Miftaraj ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike duke kritikuar Albulena Haxhiun për interpretimet e saj lidhur me çështjet kushtetuese dhe procedurat parlamentare.
Ai tha se Haxhiut “nuk po i kryen punë Kushtetuta e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa shtoi se ajo po i referohet opinioneve të Komisionit të Venecias për shtete të tjera duke pretenduar se deputetët obligohen të qëndrojnë në sallë.
Miftaraj kërkoi që të ndalet, siç e quajti ai, “maskarada”, dhe i bëri thirrje ushtrueses së detyrës së Presidentes që të thërrasë partitë politike për konsultime rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.
Sipas tij, datat potenciale për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji ose 7 qershori.
Ai përmendi edhe kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, për të cilin tha se shpreson të mos veprojë sipas interesave të partisë në pushtet. /Kosova.info/
