Kosova.info

Kasparov: Rusia e sotme është diktaturë fashiste dhe kërcënim për tërë botën

Garry Kasparov, ish-kampioni botëror në shah dhe kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një interviste dhënë për revistën gjermane Spiegel, ka thënë se “çdo rus që aktualisht jeton në Rusi, është pjesë e makinerisë luftarake të Putinit”, duke shtuar se “të gjithë ata që duan të jenë në anën e duhur të historisë duhet të largohen nga vendi”.

Shahisti rus thotë se i kaloi 20 vite duke luftuar kundër presidentit rus Vladimir Putin.

“Gjithmonë kam thënë se regjimi i tij do të jetë domosdoshmërisht kërcënim fashist jo vetëm për Rusinë dhe fqinjët e saj, por për tërë botën. Do të ishte mirë që sa më shumë njerëz ta kuptojnë këtë paralajmërim më me seriozitet”, shtoi Kasparov.

I pyetur nga Spiegel nëse fakti që jeton jashtë vendit (Kasparov është në ekzil politik nga viti 2013) e vendosë atë në një pozitë të privilegjuar për të bërë kërkesa të tilla ndaj atyre që akoma nuk janë larguar nga Rusia, Kasparov u përgjigj: “Kjo është një luftë. Ose je në njërën anë ose në tjetrën. Çdo qytetar i Rusisë, përfshirë edhe mua, mban përgjegjësi kolektive për këtë luftë, edhe nëse nuk mban përgjegjësi personale”.

“Rusia e sotme është një diktaturë fashiste, e cila derisa ne bisedojmë këtë, po kryen krime kundër njerëzimit. Çdo rus që akoma jeton në Rusi është pjesë e makinerisë luftarake të Putinit, deshën apo jo”, shtoi shahisti rus.

Megjithatë, Kasparov tha se rusët që kërkojnë azil jashtë vendit, fillimisht do të duhej të nënshkruanin deklaratën që përmban tri pika: “Që lufta është kriminale, që regjimi i Putinit është jolegjitim dhe se Ukraina nuk duhet të copëtohet. Me nënshkrimin e kësaj deklarate, çdo rus do t’i nënshtrohej ndjekjes penale në Rusi sipas ligjeve që i ka sjellë Putin”.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort