Rusia bëri shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Krime, thotë gjykata evropiane

Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Gadishullin e Krimesë prej se e aneksoi atë në vitin 2014, tha të martën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR).

Në vendim e saj, gjykata tha se shkeljet përfshijnë trajtim çnjerëzor apo degradues, shkelje të së drejtës për të jetuar, shkelje të lirisë fetare dhe lirisë së shprehjes.

Rasti u ngrit në ECHR nga Ukraina, e cila e akuzoi Rusinë edhe për përndjekjen e ukrainasve për shkak të qëndrimeve të tyre politike apo veprimtarisë së tyre në favor të Kievit, të cilat ndodhën kryesisht në Krime, por edhe në pjesë të tjera të Ukrainës apo në Rusi.

Rusia i ka mohuar në të kaluarën akuzat se ka shkelur të drejtat e njeriut dhe se ka shtypur kundërshtarët politikë në gadishullin e aneksuar.

“Gjykata vendosi njerëzi… se Rusia duhet të ndërmarrë masa sa më parë për kthimin e sigurt të të burgosurve relevantë të transferuar nga Krimea në burgjet e territorit të Federatës Ruse”, thuhet në vendim.

Gjykata në Strasburg ka thënë më parë se rasti nuk ka lidhje me atë se a ishte i ligjshëm apo jo aneksimi i Krimesë sipas ligjit ndërkombëtar, por e mori parasysh praninë e madhe të ushtrisë ruse në Krime në periudhën janar-mars 2014 pa pëlqimin paraprak të Ukrainës.

Go to TOP