Konfirmohet ekipi olimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike

Tashmë është kompletuar ekipi olimpik i xhudos që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpik ‘Paris 2024’.

Trajneri i Kosovës, Driton Kuka, të martën përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar ekipin olimpik të xhudos.

Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris. Trajneri Driton Kuka ka thënë se caku do të jetë medalja olimpike.

“Për një ditë të mirë miq … Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë. Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje. Caku medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”, ka shkruar Kuka. /Kosova.info/

Go to TOP