Rusinovci: Zbatimi i agroteknikës solli rekorde në rendimentin e grurit

Imer Rusinovci, profesor i bujqësisë, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ka folur për rekordin që ka arritur Kosova në rendimentin e grurit. Rusinovci thotë se zbatimi i duhur i agroteknikës dhe përfillja e rekomandimeve nga ana e bujqve kanë sjell mesatare me të madhe të prodhimit të grurit, në raport me vitet paraprake.

Sipas tij, pavarësisht këtij rezultati, Kosova ende qëndron larg zbatueshmërisë së potencialit të prodhuesve që ofrojnë kultivuesit e grurit.

“Nëse krahasohet me vitin e kaluar dhe vitet paraprake sivjet është prodhimi më i mire, pavarësisht që sipërfaqet kultivuese me grurë janë më të ulëta në raport me vitin e kaluar, si pasojë që në tetor përkatësisht gjysmën e nëntorit u mundësua zbatueshmëria e mbjelljes e të gjithave sipërfaqeve që kanë qenë të planifikuara”, tha Rusinovci teksa shpjegoi se si nuk u kultivuan të gjitha tokat e planifikuara.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që nga paslufta Kosova e siguron bukën e motit.

Go to TOP