Rrihen motrat mes vete në Prishtinë

Mbrëmë një vajzë në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës për sulm fizik nga motra e saj.

Në raportin 24-orësh, thuhet se shkaku i një mosmarrëveshje, viktima është sulmuar fizikisht nga motra.

Lidhur me këtë rast, të dyja palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 28.05.2023-22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Go to TOP