Rrëzohet shtylla elektrike në Prishtinë, godet veturën

Një shtyllë e energjisë elektrike është rrëzuar para disa çastesh në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Shtylla e rrëzuar ka goditur në pjesën e përparme edhe një automjet.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar nga rasti.

Ende nuk dihet arsyet e rrëzimit të shtyllës elektrike. /Lajmi.net/

Go to TOP