Rrëzohet kërkesa e kolegjit turk për pezullim të urdhrit të mbylljes

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar padinë për kolegjin ‘Mehmet Akif’.

Ky institucion ishte kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin.

Me vendimin e Gjykatës, heqja e licencës së kolegjit mbetet ende në fuqi.

Disa javë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.

Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.

Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.

Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit. 

Go to TOP