Qëllohet automjeti me armë zjarri në Shkodër, nuk raportohen viktima

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake nga policia shtetasi A.B. njoftoi sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatanë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira.

42-vjeçari shpëtoi pa u lënduar nga të shtënat pasi u largua me shpejtësi, ndërkohë që makina ka pësuar dëmtime të lehta.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Go to TOP