Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”
Rrëshqitje e papritur e dheut ka ndodhur më herët në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rrëshqitja e dheut ka bërë që njëra korsi e rrugës të bllokohet, teksa veturat janë duke kaluar me kujdes në atë pjesë.
Rrëshqitja është sinjalizuar paraprakisht, teksa pengesat janë shenjëzuar.

