ROZË

Rrëfim si rrallëherë/Capital T zbulon pse nuk është martuar ende

Capital T është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar.

Tashmë, këngët e tij janë kthyer në hite dhe dëgjohen gjithandej.

Këngëtari herë pas here është në vëmendjen e publikut edhe për jetën e tij personale.

Duke qenë se ai është mjaft i rezervuar në këtë pjesë, fansat duan të dinë më shumë rreth tij.

Reperi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet” me Robert Berishën, ku dhe foli për jetën e tij sentimentale si dhe planet e tij për martesë.

Capital T zbuloi se për momentin është “single” dhe sa i përket martesës, sipas tij, nuk është ende koha e duhur për të marrë atë hap.

“Thjesht nuk i ka ardhur koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dedikuar dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkruar një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”, u shpreh ai.

Image

Nga ana tjetër, në këtë bisedë Capital T foli edhe për artistët të cilët shfrytëzojnë lajmet nga jeta private me qëllim që të ngrihen në karrierë, ndërkohë që ai vetë tha se nuk e kishte bërë kurrë diçka të tillë.

“Ka shumë artistë që i kanë përdorur këto sene për me bo bujë me tërheq vëmendje por unë skam qenë prej atyre”, tha Kapo.