Rrahmani: U dëshpëruam por s’jemi dorëzuar

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur pas barazimit me Rumaninë, duke thënë se u mungoi vetëm goli në këtë ndeshje.

Rrahmani, ka thënë se e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje por që siç tha ai, nuk ishte e mjaftueshme.

“E thjesht na mungoi goli, pasimi i fundit apo gjuajtja e fundit, e kishim mbyll ndeshjen me fitore. e jepem maksimumin. Ishte një ndeshje e vështirë, e kemi pritur që fusha do të jetë e keqe por jo kaq shumë. Kemi bo maksimumin për ta fituar ndeshjen edhe me këto kushte, pa të kishim fat sot do të kishim nëntë pikë, kemi pasë Izraelin në fund, me Andorrën njëjtë nuk kishim kushtet. Besoj që këto e bëjnë diferencën”, u shpreh Rrahmani, njofton Klankosova.tv.

“U dëshpëruam por s’jemi dorëzuar, ka ende ndeshje që kemi për të zhvilluar. Na jemi duke dhënë maksimumin. Nuk po tregojnë rezultatet çka po jepem në fushë”,

Go to TOP