Barazimi ndaj Rumanisë, ja çfarë thotë Giresse
Kosova barazoi me Rumaninë, në kuadër të “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 0-0.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i “Dardanëve”, Alain Giresse ku tha se luajtëm mirë, por sipas tij kushtet e terrenin nuk ishin në favorin e tyre.
“Luajtëm mirë. U mbajtëm deri në fund. Nuk arritëm të shënojmë golin e duhur. Mendoj që kushtet e terrenit nuk ishin në favorin tonë. Ndikuan që të mos marrim atë që deshëm. Pika e fituar është e rëndësishme”, deklaroi Giresse.
“Do të tentojmë gjithçka. Do të tentojmë të marrim sa më shumë pikë të kualifikohemi”, tha ai tutje.
Kësisoj, Kosova pas këtij barazimi ka tri pikë dhe zë vendin e tretë.
