Rrahmani: Mbështetja në fushatë ishte shpresë për fitore

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Familjen Eman Rrahmani, ka shkruar në Facebook se mbështetja e qytetarëve ishte ‘një energji që ndezi shpresën dhe hapi rrugën drejt një fitoreje që sjell ndryshim dhe progres”.

Koalicioni për Familjen edhe njëherë ka ripublikuar listën e kandidatëve për deputet.

“Kjo është lista fituese e Koalicionit për Familjen, listë që sjell vizionin, integritetin dhe vlerat që i duhen një Kosove të drejtë, të shëndoshë dhe me të ardhme të ndritur”, është shkruar në faqen zyrtare në Facebook të këtij koalicioni.


Go to TOP