Rrahen mes vete dy persona në Pejë, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë.

Të njëjtit si pasojë e një zënkë të mëhershme janë përleshur mes vete.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPORË

Rr. Nëna Terezë, Pejë 10.03.2023 – 07:28. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një zënke të më hershme ishin përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dystë është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP