Rrahen babë e djalë mes vete në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rrahur babë e bir në Prishtinë. Të dy janë janë shoqëruar për intervistim e më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas raportin 24 orësh të policisë, të dyshuarit kanë refuzuar ndihmën mjekësore.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 18.05.2024 – 12:30. Janë shoqëruar për intervistim dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në konflikt fizik në mes veti. Të dyshuarit, kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP