Arrestohet e më pas lirohet një serb në Leposaviq, barte emblema të Serbisë

Një person është arrestuar në fshatin Tresava të Leposaviqit, pasi është hasur i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë.

Siç raportojnë nga Policia e Kosovës uniforma është i konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“EKSPOZIM I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES- Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur – takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Go to TOP