Ronela Hajati: Kam punuar shumë në muajt e fundit, kam shumë projekte që do t’i sjellë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, që një kohë të gjatë ka qenë duke punuar për këngë të reja.

Ajo e ka dëshmuar herë pas here me postimet që ka shpërndarë nëpër rrjete sociale, pavarësisht angazhimeve të tjera me koncerte jashtë trojeve shqiptare.

Së fundmi në Instagram, 33-vjeçarja ka publikuar disa foto e video për të treguar pak nga puna e ato që do të vijnë së shpejti.
“Shkoni në të majtë që ta kuptosh sa interesante është jeta ime. Në këta muajt e fundit jeta ime ka qenë vetëm duke punuar. Kam shumë projekte interesant dhe muzikë që të ndajë me juve”, u shpreh ajo.

“Kam bërë alamet këngësh miq. Do shani, do mallkoni, do kërceni, do pini, vetëm për t’u dashuruar jo. Flm”, vazhdoi më tej ylli i njohur.


E njëjta ndërkaq këtë kohë nuk ka qenë shumë aktive me projekte, pasi ishte në disa vende për të performuar nëpër festivale të famshëm.

Go to TOP