Rizvanolli takohet me Szunyog, flasin për energjetikën

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është takuar me shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Sipas njoftimit të ambasadorit, biseda është drejtuar rreth sektorit energjetik.

„Në takimin e sotëm me ministrin e Ekonomisë, Artane Rizvanolli diskutuam mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sektorin energjetik të Kosovës dhe menaxhimin e mbeturinave. Gjithashtu e mirëprita miratimin e Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Ligjit për Performancën Energjetike të Ndërtesave“, ka shkruar ai në X. /Kosova.info/

Go to TOP