Rizvanolli: Kosova e Gjermania vazhdojnë partneritetin mbi vlera evropiane
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Në një postim në ‘X’, ajo ka theksuar se Kosova dhe Gjermania do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane.
“35 vjet të bashkimit gjerman dhe rreth 35 orë që kur ambasadori Rainer Rudolph paraqiti letrat kredenciale në Kosovë. Sot festojmë ribashkimin e Gjermanisë dhe mirëpresim përzemërsisht ambasadorin, ndërsa vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Rizvanolli. /Kosova.info/
35 years of German unity & about 35 hours since Ambassador Rainer Rudolph presented his credentials in Kosova.
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) October 16, 2025
Today we celebrate 🇩🇪's reunification and warmly welcome the Ambassador, as we continue to strengthen our partnership grounded in democracy & shared European values.🇽🇰🇩🇪 pic.twitter.com/482F2uIiIR
