Show Biz

Rina Balaj bëhet bionde, publikon foto tërheqëse

Rina Balaj nuk heziton asnjëherë që të eksperimentoi me pamjen dhe këtë e ka dëshmuar disa herë kohëve të fundit.

Me një ndryshim të madh ka ardhur edhe së fundi, për të cilin ka treguar në disa fotografi që ndau në Instagram.

Këngëtarja e njohur dukej në formë të mirë dhe mjaft tërheqëse në disa imazhe në të cilat shihet me flokë bionde dhe të gjata, ndërsa është e veshur me ngjyra bardhë dhe zi.

“Duke bërë kontakt me sy me ty 27.10”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e fotove në të cilat pranoi komente të shumta.

Ndërkohë, këngëtarja prej ditësh ka paralajmëruar këngën e re “Aver” që pritet të lansohet javën e ardhshme.

Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Addiction” që ka arritur të grumbullojë mbi 3.5 milionë klikime në YouTube deri tani.

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483