Rikthehet furnizimi me ujë në Mitrovicë, bëhet thirrje për përdorim raciona
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se ka filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit me kapacitet të reduktuar, pas ndërprerjes së furnizimit si pasojë e sulmit të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka lutur konsumatorët që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes.
“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrijë edhe në kate të larta të banesave kolektive”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/