“Rikthehet” Elvis Presley

Elvis Presley do të rikthehet në skenë më 2024. Rikthimi i tij do të jetë virtual falë inteligjencës artificiale.

Kompania që po rikthen mbretin e Rock & Rollit, tha se ka marrë qasje në mijëra fotografi e incizime të jetës private të Elvisit.

Shfaqja e parë do të mbahet në Londër, ndërsa versioni virtual i Elvisit pritet të udhëtojë edhe në qytete të tjera të botës, përfshirë Las Vegasin, Tokion dhe Berlinin.

Go to TOP