Rifat Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka deklaruar se është kënaqësi kur e sheh ushtrinë e Kosovës të rreshtuar.

Jashari këto deklarata i bëri fjalimin e tij në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së për epopenë e UÇK-së.

“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe do të jemi krenarë, liria e mund edhe dhimbjen e të tjerat. Është kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zoti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë “dem-baba-dem”- tha mes tjerash ai.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. 


Go to TOP