Ricci bashkohet me Milan
Milan ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian Samuele Ricci nga Torino.
Njëzet e dy vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin “kuqezi”, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2030.
“Ricci, i lindur më 21 gusht 2001 në Pontedera, e nisi karrierën te të rinjtë e Empolit, ku debutoi me ekipin e parë në shtator të vitit 2019. Gjatë periudhës në Empoli, ai zhvilloi nëntëdhjetë e një ndeshje dhe shënoi tre gola. Në janar të vitit 2022, ai kaloi te Torino, ku luajti në 113 ndeshje dhe realizoi katër gola. Pasi ka kaluar nëpër grupmoshat e kombëtares së Italisë, Ricci debutoi me ekipin A në qershor të vitit 2022 dhe deri tani ka grumbulluar dhjetë paraqitje me ‘të kaltërit’. Mesfushori i ri i Milanit do ta mbajë fanellën me numrin 4”, ka shkruar Milan.
