Rexhepi përgëzoi qytetarët për projektet infrastrukturore me vlerë rreth 1 milion për rindërtimin dhe zgjerimin e rrugëve në fshatrat Zhupës dhe Podgorit

Prishtinë 05.06.2023
Autor: Berzat Berzati

Ministria e Infrastrukturës sot zyrtarisht ka nënshkruar memorandum për zbatimin ndër projektet të tjera në komunën e e Prizrenit dy projekte për zonat e banuara me boshnjakë, ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja Emillija Rexhepi, transmeton Kosova.info.

“Të dashur qytetarë të Zhupës dhe Podgorit, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për vazhdimin e angazhimit të qeverisë në çështjen e investimeve në projekte infrastrukturore në zonat boshnjake.” ka thënë Rexhepi.

Menjëherë pas nënshkrimit të projekteve ndërmjet Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale të Prizrenit në vlerë prej 900 mijë eurosh, Rexhepi paralajmëroi fillimin e rindërtimit dhe zgjerimit të rrugës për fshatrat Lubinje e Epermej dhe Lubinje e Poshtme, ku jetojnë boshnjakë, për të cilat Qeveria e Republikës ndau 600 mijë euro.

Dhe 300.000 të tjera për përmirësimin e rrugëve në fshatrat Mushnikovë, Manastiricë, Gërnçare, Nebregoshtë, Skorobishtë, Pllanjanë, si dhe një numër të caktuar rrugësh në vetë qytetin e Prizrenit.

“Projektet infrastrukturore janë një nga segmentet më të rëndësishme të zhvillimit të mjedisit dhe shoqërisë në tërësi, si për lehtësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë, ashtu edhe për zhvillimin më të mirë ekonomik të mjedisit.” theksoi ajo.

Rexhepi thekson se iniciativa në fakt është pjesë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Infrastrukturës për vazhdimin e mbështetjes dhe investimeve në komunitetet boshnjake dhe se këto dy projekte janë iniciativa të asambleistit Merxhan Osmani.

“Me kërkesë të asambleist tonë në K.K Prizren, Merxhan Osmani, Ministria e Infrastrukturës ka mbështetur dy projekte madhore që janë me rëndësi prioritare për të gjithë qytetarët tanë.” sqaroi ajo.

Rexhepi ka uruar qytetarët në emër të Qeverisë së Kosovës dhe personale që të gjithë gytetarët të përfitojnë nga investimet e reja.

Go to TOP