Rexhaj: Qeveria është kthyer në një cirk, Kryeministrin e mashtrojnë edhe komedianët rusë
Aktivisti i çështjes kombëtare, Sali Rexhaj, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si të rrethuar nga “hajvanë” dhe duke e akuzuar për përhapjen e dezinformatave. Ai kritikoi faktin që Kurti flet keq për opozitën, mediat dhe bizneset në takimet me të huajt, duke e konsideruar një veprim të papranueshëm.
“Si mund të shahet shtëpia jote në biseda me të huajt?”, shprehet Rexhaj duke aluduar në diskursin e Kryeministrit ndaj faktorëve të brendshëm në Kosovë.
Ndër të tjera, ai e quajti të turpshme përfshirjen e Kryeministrit në kontekste të panevojshme, si historia e talebanëve në raport me luftën në Ukrainë apo diskutimi i orientimit seksual të personazheve publike. Për më tepër, Rexhaj e akuzoi Kurtin për shpërndarjen e informacioneve të pavërtetuara lidhur me sulmin mbi kanalin Ibër-Lepenc.
“Kur futet hajvani në Kryeministri, nuk bëhet hajvani Kryeministër, por Kryeministria shndërrohet në një stallë hajvanësh,” përfundon ai me tone të ashpra. /Kosova.info/
