Resuli: Viti i mjekësisë veterinare shqiptare-vizion dhe bashkëpunim për një të ardhme më të mirë
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar Shqiptar, Ervin Resuli, ka shpallur vitin 2025 si “Viti i Mjekësisë Veterinare Shqiptare”, duke premtuar përparim në shkencën veterinare dhe bashkëpunim më të thellë mes profesionistëve të fushës.
Dita e parë e punës për këtë vit nisi me një takim frymëzues në Kukës, ku Resuli u takua me kolegët Tomorr Elezi, anëtar i Këshillit, dhe veterinerin e përkushtuar Halim Gjana. Në këtë takim mori pjesë edhe Dr. Hasan Limani, Kryetar i Oda e Veterinerëve e Kosovës duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mbarëkombëtar.
Synimet kryesore për vitin 2025 përfshijnë:
Mbështetje për kolegët në terren: Vizita derë më derë për të forcuar bashkëpunimin dhe për të adresuar nevojat e mjekëve veterinarë dhe
Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Veterinarisë: Një ngjarje madhore që do të mbahet më 1 mars, me synimin për të ngritur shkencën veterinare shqiptare në nivele të reja.
Në këtë vit të veçantë, Resuli theksoi rëndësinë e mjekësisë veterinare për mirëqenien e njerëzimit, duke përmendur fjalët e Louis Pasteur: “Mjeku human shpëton njeriun, ndërsa mjeku veterinar shpëton njerëzimin.”
Me këtë vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur, 2025 premton të jetë një vit i suksesshëm për shkencën veterinare dhe një kontribut i rëndësishëm për shoqërinë dhe mjedisin. /Kosova.info/
