Reperi kosovar thotë se para se të ndodhte vrasja në Ferizaj, “Strella” ishte me Feron

Në orët e para të së shtunës në qytetin e Ferizajt ndodhi ngjarja tragjike, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë vrasje është Qendrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar edhe reperët, Feronit Shabani i njohur me nofkën “Fero” dhe Ensar Elshani i njohur si “Fuego” të cilët kishin pasur miqësi me të ndjerin.

Madje ky i fundit në një bashkëbisedim me aktorin kosovar, Zeqir Zullufi në rrjetin social “TikTok”, tregoi se para se të ndodhte rasti, “Strella” kishte qenë së bashku me reperin, Fero.

Në dy video të publikuara në rrjetin social “TikTok”, dëgjohet duke thënë:

“Ky Strella, se e kena shok të përbashkët, tani mbrëmë ma kish çu kerrin e tina, tani kur e morra vesh kah ora 1 i natës, mendova mos janë edhe bashkë valla, tani mirë mu lajmërua edhe Fera, se të keqën nuk ia dua kërkujna kur vjen deri puna deri qaty, po jo ish kon Strella, Strella vet, vet kish ndodh rasti”, tha fillimisht Fuego.

I pyetur nga aktori: E çka të ka thirr Fera, çka ka thanë?

“Po, fola edhe me to, se dje ish kon me Ferën ai”, u shpreh reperi.

Pastaj, u pyet se a është e vërtetë se “Strella” ia ka djegur veturën Butës?.

“S’po kom qejf bre brud me fol valla, qata po thom mos, po kanë pas qeto ferrka qeto sene po pa marr parasysh”, thotë reperi.

@hiphopshqip_shqiphop #fero #ferofera #fyp #fypシ #viral #strella #noizy #donxhoni #gjeneza #fuego #shokbesprema #thikmasshpinedostit #tayna #vinz #marin #dhezmotrentaqifsha ♬ original sound – hiphopshqip_shqiphop

Ndërsa në videon tjetër, është një pjesë e shkurtë ku dëgjohet reperi duke thënë: “Shok janë kanë, kanë pas probleme mes veti, ja kanë nis ferrka të vogla edhe qe ku erdh puna te plumbi. Po shoku nuk gjuhet plumb o brud, duhet me pas njeri zemër pak, duhet me pas fytyrë pak”.

@hiphopshqip_shqiphop #fero #ferofera #fyp #fypシ #viral #strella #noizy #donxhoni #gjeneza #fuego #shokbesprema #thikmasshpinedostit #tayna #vinz #marin #dhezmotrentaqifsha ♬ original sound – hiphopshqip_shqiphop
Go to TOP