Qeveria i ndan afro 2 milionë euro për t’i paguar profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës

Qeveria i ka ndarë 1 milionë e 768 mijë euro për t’i paguar 1 mijë e 271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës.

Një mbledhje elektronike u mbajt për këtë çështje dhe Qeveria e miratoi vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë.

“Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Ekzekutivit.

Go to TOP