Reperi i ri Mic Sokoli sjell këngën “Realiteti”

Rap-artisti i ri i skenës, Mic Sokoli, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Realiteti” mban titullin kënga e tij e re, e cila e miksuar mes zhanreve RnB dhe hip-hop.

Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet ai, gjersa klipi i është besuar artistit Armir Zekaj.

Mic Sokol Dobrunaj, i cili mban emrin e trimit të njohur shqiptar, është një reper i ri me prejardhje nga Deçani.

Ai është rritur në frymën muzikore të hip-hopit dhe synon të bëhet një nga emrat më konkurrues në industrinë e këtij zhanri. 

Go to TOP