SHËNDETËSIA

Si të shijoni në mënyrë të sigurt diellin gjatë verës?

Pas një dimri të gjatë e të zymtë veçanërisht gjatë COVID-19 rrezet e diellit mund të jenë të parezistueshme. Por rrezet e diellit mund të ju shkaktojnë djegie dhe dëmtim të lëkurës pavarësisht ngjyrës së lëkurës tuaj.

Dermatologu Andrew F. Alexis, ka treguar se njerëzit më në rrezik gjatë verës janë ata që kanë llojin e lëkurës që nuk nxihet, por gjithmonë digjet pas ekspozimit në diell, raporton Weill Cornell, transmeton Klankosova.tv.

Ekziston një keqkuptim që pigmenti natyrisht më i errët i lëkurës mbron në mënyrë adekuate ngjyrën e zezë të trupit. Sipas Alexis lëkura me ngjyrë nuk siguron imunitet të plotë ndaj kancerit të lëkurës pasi që të gjithë jemi të ndjeshëm dhe duhet të marrim masa paraprake përfshirë mbikëqyrjen e rregullt të lëkurës sonë.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga dëmtimi i diellit fillon me një krem ​​dielli me spektër të gjerë me një SPF 30 për aktivitetet në natyrë.

“Ripërdorni kremin tuaj mbrojtës çdo dy orë, vendosni kapele dhe veshje të tjera mbrojtëse nga dielli, planifikoni aktivitete para orës 10 të mëngjesit dhe pas orës 16 pasdite kur është e mundur dhe qëndroni në hije”, ka thënë Alexis.

Sipas Andrew Alexies përfitimi i Vitaminës D është mirë që të merret edhe me anë të suplementeve orale në vend të ekspozimit të zgjatur në diell, duke pasur parasysh balancën e rreziqeve ndaj përfitimeve.