Regjistrohen 342 raste të reja në Maqedoni, humbin jetë 7 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.349 testime janë regjistruar 342 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Manastir 35, Vels 17, Kavadar dhe Berovë 16, Ohër 15, Kumanovë 13, Strumicë 10, Shtip 9, Koçani dhe Gjevgjeli 8, Sveti Nikole dhe Resnjë 6, Radovish dhe Vallandovë 5, Dellçevë 4, Gostivar, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Kraovë 2 dhe nga 1 në Tetovë, Strugë, Vinicë, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 348 shërime dhe 7 pacientë humbën jeën. Prej pacientëve të vdekur tre janë nga Shkupi dhe nga dy në Manastir dhe Ohër.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 216.670 raste, ndërsa 201.017 prej tyre janë shëruar dhe 7.616 kanë humbur jetën.

Go to TOP