Të paktën 31 persona u vranë në Mali kur persona të armatosur hapën zjarr drejt autobusit

Të paktën 31 persona janë vrarë në Malin qendror pasi militantët sulmuan një autobus që transportonte civilë në një treg, thanë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr dhe vranë shoferin, përpara se t’i vinin flakën autobusit, sipas autoriteteve.

Shumica e viktimave ishin gra që ishin duke shkuar për të punuar në treg, thanë burimet lokale për agjencinë e lajmeve EFE.

Sulmi vdekjeprurës është i fundit në përshkallëzimin e shpejtë të kryengritjes xhihadiste të Malit.

Burra të armatosur “qëlluan në automjet, prenë gomat dhe qëlluan mbi njerëzit”, tha Moulaye Guindo, kryebashkiaku i qytetit aty pranë Bankass, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ai tha se më shumë njerëz ishin ose të zhdukur ose të plagosur.

Autobusi ishte në shënjestër ndërsa bënte udhëtimin e tij dy herë në javë nga fshati Songo në një treg në Bandiagara, 10 km (6.2 milje) larg.

Go to TOP