Regjimenti i parë i FSK-së e përfundon ushtrimin fushor “Iron Platoon”

Ushtarët e Regjimentit të Parë të Forcës së Sigurisë, e kanë përfunduar ushtrimin fushor “Iron Platoon”.

Ky ushtrim është realizuar në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë dhe planifikimit vjetor.

Në njoftimin e FSK-së, thotë se ky ushtrim kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës.

“Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.”

Go to TOP