Reece James: Më vjen keq për këtë sezon, do të rikthemi duke luftuar për trofe

Mbrojtësi i Chelseat, Jecce James ka konfirmuar se do të mungojë për ndeshjen e fundit për këtë edicion, teksa ka shprehur keqardhje për këtë sezon që Chelseat ka kaluar.

“Nuk do të kthehem për ndeshjen e fundit. Ka qenë e vështirë për mua. Më vjen keq që ky sezon nuk ka shkuar siç kemi dashur të gjithë”, ka thënë James.

Ai ka paralajmëruar se për sezonin e ri do të rikthehet më i fuqishëm për të luftuar për trofe.

“Sezonin e ardhshëm do të rikthehem më i fortë se kurrë dhe do të kthehemi duke luftuar për trofe”, ka shtuar ai.

Go to TOP