Reçica: Kurti e ka problem që kryetar të bëhet dikush që s’është në VV

Ilmi Reçica i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë skeptik nëse Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje do të arrijnë marrëveshje për zgjidhje në seancën e radhës të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Së pari të shohim nëse ka marrëveshje, duke e njohur Albin Kurtin jam shumë skeptik. Pastaj kur sigurohet marrëveshja ulemi dhe diskutojmë si grup parlamentar”, ka thënë ai.

“Albini e ka problem me ia dhënë kryetarin e Kuvendit një partie që nuk është e tij. Ai nuk po e ndërron një kandidate qe 49 herë”, ka shtuar ai.

Për herë të 49-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, per votuan 50 deputetë, nuk pati asnjë votë kundër e asnjë abstenim. Të hënën pritet të mbahet seanca e radhës.


Go to TOP