Real Madrid mëson se për sa kohë mungon Camavinga
Mesfushori Edouardo Camavinga do të jetë jashtë fushës për së paku tre javë, pas lëndimit që pësoi ndaj Liverpooli.
Real Madridi po vazhdon të vuajë me lëndime të shumta, ku Camavinga iu bashkua listës me emra si Vinicius Junior, Rodrygo, Dani Carvajal, Aurelien Tchouameni, Eder Militao dhe David Alaba.
“ESPN” raporton se lëndimi muskulor që ka pësuar francezi do të ndikojë që të jetë jashtë fushës për tre javë. Kësisoj, gjasat janë të mëdha që francezi të mos rikthehet para vitit 202.
Real Madridi në këtë periudhë do të përballet me Getafen, Athletic Bilbaon, Gironan dhe Rayo Vallecanon, si dhe me Atalantan në Ligën e Kampionëve.
Skuadra madrilene gjithashtu do të marrë pjesë në finalen e FIFA Intercontinental Cup në Katar më 18 dhjetor, një kompeticion i ngjashëm si formati i vjetër i Kupës së Botës për klube.
Reali aty do të takohet me fituesin e finales së Copa Libertadores, pra Atletico Mineiro ose Botafogo.