Reagon Rohde pas dënimit të Mustafës: Ky vendim është i rëndësishëm, forcon sundimin e ligjit
Ambadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim, duke thënë se ky vendim është i rëndësishëm dhe forcon sundimin e ligjit.
Sipas tij, ky është nja aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo ndaj UÇK-së.
“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – nuk ka mosndëshkim”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Prev Post
Kështu uron Almenda, Tolgahan
