Reagon Qipro pas tensioneve në veri

Pas ngjarjeve të djeshme në veri ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Qipros duke thënë se ka burim për shqetësim të madh.

Përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare të tyre në “Twitter”, Qipro ka thënë se ka pasur “përleshje mes policisë dhe serbëve në veri të Kosovës” duke ia lënë fajin Prishtinës.

“Përplasjet ndërmjet policisë dhe serbëve etnikë në veri të Kosovës, të shkaktuara nga përpjekjet e Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale, janë një burim shqetësimi të madh”, thuhet në reagimin e tyre.

Situata u tensionua pasi grupe të qytetarëve serbë u tubuan për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve në vendet e tyre të punës.

Megjithatë, kryetari i Zubin Potokut, ai i Zveçanit dhe i Leposaviqit arritën të hyjnë në objektet e komunës nën përcjelljen e Policisë së Kosovë.

Go to TOP