Situata në veri, nga Gjermania vjen mbështetja e fuqishme për Kosovën

Deputeti gjerman, Knut Abraham nga radhët e CDU-së ka shprehur mbështetjen e tij për sundimin e ligjin në Kosovë.

Abraham në një postim në Twitter shkruan se përkundër të gjitha kritikave të justifikuara nuk duhet harruara se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij.

“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, shkruan ai.

Të premten në veri të vendit u tensionua situata pasi kryetarët e sapo zgjedhur të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës.

Situata u tensionua pasi grupe të qytetarëve serbë u tubuan për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve në vendet e tyre të punës.

Megjithatë, kryetari i Zubin Potokut, ai i Zveçanit dhe i Leposaviqit arritën të hyjnë në objektet e komunës nën përcjelljen e Policisë së Kosovë.

Nga situata e krijuar të premten në veri u lënduan pesë policë, u dogj një veturë e Policisë dhe u dëmtuan disa të tjera.

Go to TOP