Rasti i katërvjeçares, Spitali i Gjakovës: Është mbikëqyrur dhe është konstatuar se duhet trajtim në QKUK

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka thënë se Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet pas rastit të vdekjes së 4-vjeçares.

Në reagimin e spitalit thuhet se më 16 shkurt, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me pediatrin, ortopedin dhe kirurgun, fëmija është ndaluar për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë.

“Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar”, thuhet në reagimin e Spitalit të Gjakovës.

Më tej, bëhet e ditur se spitali i ka ofruar policisë dhe prokurorisë të gjithë dokumentacionin e kërkuar që nga momenti i pranimit të rastit e deri në momentin e referimit të pacientes për QKUK.

Go to TOP