Rasti i Jabllanicës, Koalicioni për Familje anulon aktivitetet
Koalicioni për Familje shpreh ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina me rastin e humbjes tragjike të jetëve të djemve të tyre.
Kjo ngjarje e rëndë ka prekur jo vetëm këto familje, por gjithë popullin.
“Në shenjë solidariteti dhe për t’u përkushtuar plotësisht ndihmës dhe përkrahjes së familjeve të prekura, Koalicioni për Familje njofton se ka anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme. Kjo është një ditë e hidhur për të gjithë ne, dhe çdo zemër është e trishtuar nga humbja e këtyre të rinjve. Të gjithë jemi bashkë në këtë moment dhimbjeje dhe lutemi për forcën e duhur për të kaluar këtë periudhë të vështirë”, thuhet në njoftimin e Koalicionit për Familje. /Kosova.info/
