Rasti `Administrimi i drejtësisë`, i vazhdohet paraburgimi Thaҫit

Në vendimin për rishikimin e paraburgimit të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me çështjen për administrimin e drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Hashim Thaҫit.

“Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rrezik real që, në qoftë se lirohet, i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit dhe të kryejë vepra penale të tjera. Ky është vendimi i shtatë i tillë në këtë çështje”, njofton Specialja.


Go to TOP