Rashiti: Vlerësimi ndërkombëtar për zgjedhjet do të zbehet nga manipulimet në numërim
Analisti Naim Rashiti ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor, duke theksuar se, ndonëse dita e zgjedhjeve dhe sjellja e votuesve ishin dinjitoze, problemi qëndron te manipulimet në fazat e tjera të procesit.
Sipas tij, ndryshimet ligjore që lejojnë përzgjedhjen e 10 kandidatëve kanë krijuar hapësirë për abuzime. Po ashtu, Rashiti vlerëson se votimi në ambasada dhe ai me postë janë të manipuluar, ndërsa procesi i numërimit dhe roli i komisionarëve po cenojnë integritetin e rezultateve.
“Kësaj here, vlerësimi i lartë ndërkombëtar për ditën e zgjedhjeve do të zbehet nga kritikat për numërimin e votave,” thekson Rashiti duke e cilësuar situatën si shqetësuese. /Kosova.info/
