Rashiti: Administrata Trump do të zhgënjehet, Putin kërkon rikthimin e territoreve sovjetike

Analisti Naim Rashiti ka paralajmëruar se administrata e mundshme e Donald Trump do të zhgënjehet nëse pret që Vladimir Putin të pranojë një marrëveshje për Ukrainën pa kërkesa të mëdha territoriale. Sipas Rashitit, Kremlini nuk do të pranojë një zgjidhje që nuk përfshin rikthimin e territoreve të humbura të ish-Bashkimit Sovjetik ose marrjen e kontrollit mbi to.

“Kjo do të nënkuptojë tërheqjen e BE-së dhe NATO-s nga Gjeorgjia, Moldavia dhe rajone të tjera, si dhe një tendencë për shpërbërjen e BE-së, deri në pikën ku Budapesti mund të bëhet kufiri i ri mes Perëndimit dhe Lindjes,” ka thënë Rashiti.

Kjo analizë vjen mes spekulimeve për një ndryshim të qasjes amerikane ndaj luftës në Ukrainë pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, ambiciet e Putinit duket se shkojnë përtej Ukrainës duke synuar një rikonfigurim të hartës gjeopolitike të Evropës. /Kosova.info/


Go to TOP